Napoli të pandalshëm, mposhtin Salernitana

Napoli ka gjetur rrugën e fitores edhe këtë xhiro. Ata mposhtën 2:0 Salernitana, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishin Napoli duke shënuar edhe dy herë. Fillimisht ishte Victor Osimhen që shënoi, por për shkak të pozicionit jashtë loje goli i tij u anulua. Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë…

Sport

21/01/2023 19:57

Napoli ka gjetur rrugën e fitores edhe këtë xhiro.

Ata mposhtën 2:0 Salernitana, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishin Napoli duke shënuar edhe dy herë.

Fillimisht ishte Victor Osimhen që shënoi, por për shkak të pozicionit jashtë loje goli i tij u anulua.

Megjithatë, në minutat shtesë të pjesës së parë ata arritën të kalojnë në epërsi.

Ishte Giovanni Di Lorenzo që realizoi dhe kaloi përpara Napolin.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të liderit të Serie A.

Edhe në 45 minutat e tjerë napolitanët ishin më të mirë.

E dyfishuan epërsinë në minutën e 48′ pas golit të yllit të skuadrës, Osimhen.

Në anën tjetër vendasit nuk arritën të bëjnë asgjë.

Me këtë fitore Napoli blindon vendin e parë me 50 pikë gjithsej.

Kurse, Salernitana pozicionohen në vendin e 16 me vetëm 18 pikë./Lajmi.net/