Mos pajtimet mes familjes Kadare dhe Rrapi, çfarë ndodhi gjatë vitit 1980
Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare i cili vdiq javën e kaluar në moshën 88 vjeçare, ka ngritur një pikëpyetje të madhe sa i përket jetës personale. Kadare baba i dy vajzave duket se në vitin 1980, kishte bërë bujë jo vetëm për shkak të krijimtarisë së tij por edhe si shkak i vajzës së tij…
ShowBiz
Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare i cili vdiq javën e kaluar në moshën 88 vjeçare, ka ngritur një pikëpyetje të madhe sa i përket jetës personale.
Kadare baba i dy vajzave duket se në vitin 1980, kishte bërë bujë jo vetëm për shkak të krijimtarisë së tij por edhe si shkak i vajzës së tij Gresës.
Gjatë vitit 1980, vajza e tij Gresa ishte në një lidhje dashurie me Renato Rrapin, gjë për të cilën familja Kadare ishin kundër në veçanti babai i saj Ismail Kadare.
Arsyeja se për çfarë ishte ky kundërshtim kaq i madh mbetet një pikëpyetje por kërcënimet e familjes Kadare kundrejt familjes Rrapi ishin të vazhdueshme.
Ka qenë vetë Helena Kadare ajo e cila kishte kërcënuar nënën dhe motrën e Renatos duke thënë se nëse djali i saj nuk do të hiqte dorë nga Gresa do të përballeshin me Ismail Kadarenë.
Ajo çka mbetet misterioze është fakti se Gresa kishte qenë shtatzënë dhe në muajin e gjashtë është detyruar të abortoj nga babai i saj.
Sipas nënës së Renatos, ai ishte ndaluar të shkonte në shkollë, e ku vizitat dhe rrahjet në polici e hetuesi i ishin bërë të shpeshta.
Renato ishte mbyllur në spitalin psikiatrik të Elbasanit ku ishin përdorur medikamente e elektroshok për t’ja larguar kujtesën.
Janulla nëna e Renatos, kishte shkruar në komisionin e çmimit Nobel, çmim për të cilin Kadare kishte kandiduar shumë herë por duke mos e fituar.
Ndërkaq për të bëmat e pretenduar nëna e Renatos në vitin 2016 i kishte shkruar letër edhe kryeministrit Edi Rama por që nuk kishte marrë asnjë përgjigje. /Lajmi.net/