LVV reagon pas rezultateve: Vullneti i qytetarëve është i qartë, fitore plebishitare në 24 komuna
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar fitoren si plebishitare dhe një reflektim të qartë të vullnetit politik të qytetarëve. Në komunikatën për media, LVV thekson se së bashku me partnerët e saj kanë rezultuar të parët në 24 komuna të Republikës së Kosovës, duke shënuar rritje…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar fitoren si plebishitare dhe një reflektim të qartë të vullnetit politik të qytetarëve.
Në komunikatën për media, LVV thekson se së bashku me partnerët e saj kanë rezultuar të parët në 24 komuna të Republikës së Kosovës, duke shënuar rritje të votave në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Vullneti politik i qytetarëve është i qartë, fitorja elektorale është plebishitare, referendumi demokratik ka kaluar,” thuhet në reagim.
Lëvizja ka përmendur gjithashtu suksesin në votën nga mërgata, duke e cilësuar si një fitore të jashtëzakonshme dhe tregues të mbështetjes së gjerë që ka marrë.
“Fitore e jashtëzakonshme po shënohet edhe në votën nga mërgata,” ka theksuar LVV.
Në përfundim, Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka uruar për fitoren historike të arritur në zgjedhjet e fundit.
“Ju faleminderit për mbështetjen. Urime për fitoren historike!” përfundon reagimi i LVV-së. /Lajmi.net/