Lushtaku kujton Masakrën e Izbicës: Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia
Nënkryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku ka kujtuar sot viktimat e Masakrës së Izbicës. Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se kjo masakër ka pasur qëllim shfarosjen e popullit shqiptar nga burtaliteti i regjimit të Millosheviqit. Në fund Lushtaku tha se plagët nuk do të shërohen deri sa të arrihet drejtësia. “147 shqiptarë të…
Lajme
Nënkryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku ka kujtuar sot viktimat e Masakrës së Izbicës.
Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se kjo masakër ka pasur qëllim shfarosjen e popullit shqiptar nga burtaliteti i regjimit të Millosheviqit.
Në fund Lushtaku tha se plagët nuk do të shërohen deri sa të arrihet drejtësia.
“147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve.
Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës!
Lavdi e përjetshme!” /Lajmi.net/