Liburn Aliu viziton Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga, kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka vizituar Fadil Fazliu, i cili së fundmi është kthyer nga Haga. Aliu i ka uruar atij shëndet dhe lirimin e plotë, si dhe ka shprehur mbështetje për bashkëluftëtarët e tjerë që po mbahen në paraburgim në Kosovo Specialist Chambers.…

Lajme

08/03/2026 14:16

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka vizituar Fadil Fazliu, i cili së fundmi është kthyer nga Haga.

Aliu i ka uruar atij shëndet dhe lirimin e plotë, si dhe ka shprehur mbështetje për bashkëluftëtarët e tjerë që po mbahen në paraburgim në Kosovo Specialist Chambers.

“Në vizitë te Fadil Fazliu që sapo na erdhi nga Haga. I urojmë shëndet dhe lirim të plotë bashkë me shokët që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës mbetet themeli i lirisë së vendit.

“Lufta çlirimtare e popullit tonë është themeli i lirisë sonë dhe çdo sulm mbi të është sulm mbi të gjithë ne”, ka shkruar Aliu në postimin e tij. /Lajmi.net/