Legjenda e Bayernit i mahnitur me Musiala: Ai luan si Messi

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen. 19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asistime në të gjithë garat me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve. Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në…

Sport

13/11/2022 13:45

Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen.

19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asistime në të gjithë garat me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve.

Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në Kupën e Botës Katar 2022, kompeticion të cilit synon t’i shkojë deri në fund me kombëtaren e tij.

Legjenda e Bayern Munchen, Lothar Matthaus është i fiksuar pas talentit gjerman, të cilin e krahason me Leo Messin. “E patë çfarë bëri Musiala? Magji e vërtetë, ai luan si Leo Messi, është për Hollywood.

Ai duhet ta mbyllë karrierën te Bayerni, duhet të luajë gjithmonë me bavarezët. Unë mendoj se vlera e tij është 250 milionë euro, por harrojeni, ai nuk është në shitje”, theksoi ai për ‘Sky Sports./Lajmi.net/