Kuvendi miraton projektligjin për provimin e maturës shtetërore

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar edhe projektligji për Provimin e maturës shtetërore. Ky projektligj ka marrë 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në kuadër të këtij ligji, nuk është miratuar amandamenti i propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari. Për ligjin për Maturën Shtetërore, e ka mbështetur edhe LDK. Shefja e…

Lajme

23/04/2026 14:08

Sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar edhe projektligji për Provimin e maturës shtetërore.

Ky projektligj ka marrë 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në kuadër të këtij ligji, nuk është miratuar amandamenti i propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari.

Për ligjin për Maturën Shtetërore, e ka mbështetur edhe LDK. Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se ky ligj sjell pak përmirësim por nuk është më i miri i mundshëm. /Lajmi.net/