Kush po thotë që në Kosovë “s’ki kurgjo”: Çifti kthehen nga Gjermania- Hapin biznes të suksesshëm dhe atraktiv

Një çift kosovar, tregojnë rrugëtimin e tyre si pronarë të suksesshëm biznesi në Kosovë. Ata treguan se si pas një jetese në mërgim jashtë Kosovës, u kthyen për të investuar në Kosovë, duke treguar se nuk mund të përshtateshin askund tjetër, shkruan lajmi.net. Intervistën ata e filluan duke treguar se si në periudhën pas luftës,…

Lajme

25/02/2024 16:18

Një çift kosovar, tregojnë rrugëtimin e tyre si pronarë të suksesshëm biznesi në Kosovë.

Ata treguan se si pas një jetese në mërgim jashtë Kosovës, u kthyen për të investuar në Kosovë, duke treguar se nuk mund të përshtateshin askund tjetër, shkruan lajmi.net.

Intervistën ata e filluan duke treguar se si në periudhën pas luftës, vendosën të shkojnë në Norvegji, duke thënë se njëkohësisht ata i ndihmonin mjaft shumë financiarisht edhe familjeve të tyre.

Rreth kësaj ata treguan se si ata gjithmonë e kishin dëshirën që të investonin në Kosovë, ku pas lindjes së dy fëmijëve dhe kushteve financiare të mira, vendosën të ktheheshin prapë në vend, me ç’rast hapën lokalin e tyre American sport bar, me hapësira për bilardo, ping pong e aktivitete tjera atraktive.

E përgjatë 2015-tës, kur qytetarët filluan të migrojnë me masë të madhe jashtë vendit, edhe ata vendosën të shkojnë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, duke lëshuar me qera objektin e lokalit të tyre.

“Nuk ish Gjermania çysh e tregojshin”, tha Bardha duke treguar se nuk mund të adaptoheshin jashtë Kosovës, e ndiheshin gjithmonë si të huaj.

Më tutje ajo shtoi se fëmijët gjithmonë kanë kërkuar të ktheheshin në Kosovë, sidomos djali i madh i tyre.

“Nuk du unë këtu! Du në Kosovë! Kurgjo s’po më pëlqen ktu. Nëse doni ju me hup fëmijën e juj, më leni ktu”, kishte thënë djali i tyre, duke treguar pakënaqësitë e tij për jetesën jashtë Kosovës.

Kështu ata vendosën të ktheheshin në Kosovë.

Pasi u kthyen ata vazhduan prapë rrugëtimin e tyre në biznes, ku pas një kohe hapën një restaurant në vendin ku para shkuarjes nga Kosova, e kishin lëshuar me qera.

Kështu ata hapën “American Sport Bar & Pizzeria Don Napoletano” në Prishtinë.

“Është një ambient që nuk gjindet çdo kund”, tha njëri nga pronarët, duke treguar se përveç ushqimeve të mrekullueshme, kanë hapësirë edhe për ping pong, pikado, bilardo, pjesa e American bar dhe pjesa e restaurantit me plot specialitete ushqimore.

Hapësira është një ambient familjar, ku mund ta gjejnë veten të gjitha grupmoshat, sidomos rinija dhe është i hapur nga ora 16:00 deri në 01:00 të mbrëmjes.

Si përfundim çifti, u bënë thirrje të rinjve që të mos nisen për jetesë jashtë vendit, por të kontribojnë në vendin e tyre, pasi me përkushtim mund t’ia dalin edhe ata. /Lajmi.net/