Rimarrja e shtetësisë së Kosovës për mërgimtarët bëhet falas

Kryeministri Kurti ka njoftuar se tani më rimarrja e shtetësisë së Kosovës është bërë falas. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse ajo është e paçmueshme, tani është falas. “Rimarrjen e shtetësisë së Republikës e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme. Të dashur mërgimtarë, Mirë se vini në vendlindje,…

Lajme

24/07/2024 23:18

Kryeministri Kurti ka njoftuar se tani më rimarrja e shtetësisë së Kosovës është bërë falas.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse ajo është e paçmueshme, tani është falas.

“Rimarrjen e shtetësisë së Republikës e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme. Të dashur mërgimtarë, Mirë se vini në vendlindje, e ju mirëpresim përsëri si bashkështetas”, ka shkruar Kurti. 

Lajmin për këtë e ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një postimi në Facebook.

MPJD ka shkruar se të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.

“Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar. Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.