Praktika në diplomaci, Kraki me studentë në ZKM: Takimi me Kryeministrin përmbyllje e përkryer
Nezir Kraki, profesor në Francë, ka njoftuar se bashkë me disa studentë kanë vizituar Kosovën, ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Kraki ka shkruar se këta studentë kanë përfunduar praktikë në Ministrinë e Jashtme të Diasporës që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla. Për takimin me Kurtin,…

Lajme
Nezir Kraki, profesor në Francë, ka njoftuar se bashkë me disa studentë kanë vizituar Kosovën, ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Kraki ka shkruar se këta studentë kanë përfunduar praktikë në Ministrinë e Jashtme të Diasporës që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla.
Për takimin me Kurtin, Kraki ka shkruar se ishte dëshmi që institucionet e Kosovës janë të hapura për studentët francezë.
Postimi i plotë:
Para disa diteve 3 studentët tanë nga Parisi, Jasmina, Paolo dhe Sonya (nga Institut d’Etudes Politiques de Fontainebleau) perfunduan praktiken ne Ministrine e puneve te jashtme dhe Diaspores ne Prishtinë. Pervoja e tyre si ne pune ashtu edhe me jeten ne Prishtine ishte shume pozitive.
Takimi me Kryeministrin Kurti ishte perpyllje e perkryer e kesaj pervoje. Ishte deshmi se institucionet e Kosoves jane te hapura per studentë francezë e evropianë. Fiks ne vije me nismen time qe ta zyrtarizojme nje bashkepunim ndermejt Kosoves (institucionet politike, kulturore e diplomatike) dhe Universitetit Paris Est ne menyre qe vit pas viti te kete ne institucionet e Kosoves studentë nga Parisi, nga fusha e gjere e shkencave politike. Evropianët e se ardhmes duhet te kene pervoja pozitive me Kosoven dhe ta njohin ate nga brenda.
E falenderoj Kryeministrin Albin Kurti per kohen dhe dashamiresine.
Falenderoj edhe njehere Ministren Donika Gërvalla per pranimin e studenteve dhe per mbeshtetjen e idese per bashkepunim, pa e harruar stafin shembullor te ministrise te cilet e kane deshmuar mikpritjen tone nga dita e pare.