Kurti në Botën e Çudirave: Më keni bë kryeministër, ma mirë me u pa bë kryeprokuror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka një pozitë më të pëlqyeshme sesa atë të të parit të Qeverisë – atë të kryeprokurorit. Kështu duket të ketë deklaruar Kurti së fundi. Ky deklarim është dëgjuar në një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Facebook’. “Secilën ditë që po vazhdojë si…

Lajme

03/12/2022 23:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka një pozitë më të pëlqyeshme sesa atë të të parit të Qeverisë – atë të kryeprokurorit.

Kështu duket të ketë deklaruar Kurti së fundi. Ky deklarim është dëgjuar në një video të shpërndarë nga faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Facebook’.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo”, ka deklaruar ai.

“Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kurti.

Shefi i Qeverisë ka pasur kritika në vazhdimësi për sistemin gjyqësor, të cilët së fundi i ka quajtur edhe jo-profesional. Të njëjtëve ua ka ulur pagat përgjysmë, për çka ka ngjallur pakënaqësi. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial kanë ndërprerë punimet për një javë, pas këtij vendimi.

KGJK dhe KPK dje morën vendim për funksionalizim të plotë të punëve të gjyqësorit, mirëpo të njëjtat bënë të ditur se kanë pezulluar bashkëpunimin me Qeverinë aktuale. /Lajmi.net/