Kurti fton opozitën për bashkëpunim në Kuvend: Të jemi bashkë për interesin publik të qytetarëve të Kosovë

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka dal në një konferencë për media pasi VV ka dal e para në këto zgjedhje me 49,74%. Ai ka thënë se në legjislaturën e 10-të që është ajo e dal nga këto zgjedhje, i presin Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë eurove, dhe…

Lajme

28/12/2025 22:35

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka dal në një konferencë për media pasi VV ka dal e para në këto zgjedhje me 49,74%.

Ai ka thënë se në legjislaturën e 10-të që është ajo e dal nga këto zgjedhje, i presin Plani i Rritjes së BE-së në vlerë prej 880 milionë eurove, dhe tri marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë eurove.

Ai ka ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend.

“Në Kuvendin e Legjislaturës së 10-të na pret Plani i Rritjes së BE-së, në vlerë prej 880 milionë eurove prej të cilave përafërsisht 2/3 janë kredi dhe 1/3 grante. Si dhe na resin tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë prej 120 milionë eurove. Pra, mbi 1 miliardë euro gjithsej.  Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, për ligjt e mira që do t’i propozojmë dhe për interesin publik të qytetarëve të Republikës”, ka thënë Kurti.

Ai ka uruar të gjithë për fitoren.

“Edhe njëherë urime të gjithë qytetarëve, mërgatës dhe secilit pambarim, fitoren historike që është në rrugë të mbarë të tejkaloj edhe 14 shkurtin e 2021-tës.  Sot ishte një ditë e gjatë, përveç se e bukur dhe e rëndësishme”, ka shtuar Kurti.

Albin Kurti ka dal i pari në këto zgjedhje duke lënë pas PDK, LDK-në dhe AAK-në me diferencë të madhe votash. /Lami.net/