Kupa Ballkanike: KV Drita pëson edhe në ndeshjen e dytë

Klubi i volejbollit Drita pësoi humbje në ndeshjen e parë të ngjarjes ballkanike nga Markopuolo e Greqisë. Volejbollistet gjilanase humbën edhe të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të Kupës Ballkanike që po zhvillohet në Gjilan. Volejbollistet kampione të Kosovës patën paraqitje të mirë por në fund pësuan disfatë 3:2 në sete nga Skënderbeu…

Sport

21/09/2023 10:55

Klubi i volejbollit Drita pësoi humbje në ndeshjen e parë të ngjarjes ballkanike nga Markopuolo e Greqisë.

Volejbollistet gjilanase humbën edhe të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të Kupës Ballkanike që po zhvillohet në Gjilan.

Volejbollistet kampione të Kosovës patën paraqitje të mirë por në fund pësuan disfatë 3:2 në sete nga Skënderbeu i Korçës, në palestrën “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Ndeshja dhuroi spektakël për të pranishmit. Setin e parë e fitoi Skënderbeu 27:25.

Në setin e dytë e të tretë, Drita ishte më e mirë. Fitoi fillimisht 25:18 dhe më pas 25:23. Ishte afër ta fitonte edhe setin e katërt dhe gjithë ndeshjen, por e humbi atë 25:23. Ndeshja u vendos në “tie-break”. Skënderbeu që nga fillimi i këtij seti shfaqi më shumë dhe arriti fitoren në fund me rezultatin 15:6. Të enjten janë ndeshjet e fundit. Skënderbeu e Markopoulo luajnë nga ora 17:30, kurse Drita e Galatasaray luajnë në ndeshjen që nis në orën 20:00.