Seancë e jashtëzakonshme për presidentin në ora 20:30, propozohen Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Seanca është caktuar të mbahet sot në ora 20:30, ndërsa në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin…

Lajme

27/04/2026 20:08

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Seanca është caktuar të mbahet sot në ora 20:30, ndërsa në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kryetarja e Kuvendit ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancë, duke theksuar obligimin e tyre kushtetues për pjesëmarrje në procesin e zgjedhjes së Presidentit. /Lajmi.net/

<