Kraki i reagon këshilltarit të Gërvallës: Me postime denigruese nuk e nderon as veten, as partinë

Kërshilltari i ministres Donika Gërvallës, Naser Arifi, ka bërë një postim në facebook ku komentoj aderimet e fundit. Arifi u shprehë se Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. “Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të…

Lajme

08/05/2026 19:19

Kërshilltari i ministres Donika Gërvallës, Naser Arifi, ka bërë një postim në facebook ku komentoj aderimet e fundit.

Arifi u shprehë se Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë.

“Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju më përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh edhe pse Haxhia ska pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje. Jeta edhe pat kajt me lot per numër njëherë. Edhe gjithmonë kur vishin ne mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera”, ka shkruar Arifi.

Ajo që ka marë vëmendje është komenti i ish-deputetit, Nazir Kraki ku u shprehë që me këto postime nuk e nderon as veten e as ministren e as partinë.

“Naser nuk me duket e udhës kjo fushatë denigruese ndaj figurave deri dje kryesore të partisë që janë edhe persona me ligjitimitet të konfirmuara ndër vite. Me pastime të tilla ti nuk e nderon as veten as ministren që të ka angazhu e sidomos jo partinë”, ka shkruar Kraki. Postimi tij ka ngritur aludime për një largim të mundshëm nga partia Guxo.