KQZ publikon shpenzimet e PDK-së për tre muajt e fundit, kapin vlerën e mbi 220 mijë eurove – 48 mijë euro paguan vetëm gjoba dhe ndëshkime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet për tre muajt e fundit (korrik, gusht, shtator) të të gjitha partive politike në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në këto të dhëna ka shpenzuar në këtë tremujor, plotë 220 mijë e 660 euro, shkruan lajmi.net. Nga këto para, pothuajse gjysma i janë dedikuar pagave. 106 mijë…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar shpenzimet për tre muajt e fundit (korrik, gusht, shtator) të të gjitha partive politike në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës, bazuar në këto të dhëna ka shpenzuar në këtë tremujor, plotë 220 mijë e 660 euro, shkruan lajmi.net.
Nga këto para, pothuajse gjysma i janë dedikuar pagave. 106 mijë e 339 euro, PDK ka paguar paga duke përfshirë pagat e punëtorëve Neto, tatimet, kontributin e punëdhënësit dhe kontributin e punëtorëve.
Në mallra dhe shërbime, janë shpenzuar plotë 61 mijë e 555 euro.
Një shumë mjaft e madhe e shpenzimeve të kësaj partie, janë dedikuar edhe në shpenzime të marketingut, saktësisht në reklama dhe konkurse. Këto reklama, PDK-së i kanë kushtuar plot 32 mijë e 770 euro, shkruan lajmi.net.
Mbi 18 mijë PDK ka paguar për qira për ndërtesa dhe për toka ndërsa 2 mijë e 717 euro i kanë shpenzuar për dreka zyrtare.
Mbi 48 mijë partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi ka shpenzuar për të paguar gjoba dhe ndëshkime, ndërkaq në raportin e shpenzimeve nuk është përmendur se për çfarë gjoba bëhet fjalë.
Muaji më i shtrenjtë për këtë parti ka qenë muaji gusht me shpenzime prej 111 mijë e 801 eurove, ndërkaq shtatori ndonëse muaj fushate është raportuar se janë shpenzuar vetëm 15 mijë e 164 euro.
Në tremujorin e tretë të 2025-tës, përveç shpenzimeve të larta, PDK ka pranuar edhe donacione në vlerë prej 21 mijë e 600 eurove. /Lajmi.net/