Konjufca propozon Hasnije Ilazin për ambasadore të Kosovës në Kroaci

Kosova mund të ketë ambasadore të re në Kroaci, pasi ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar Hasnije Ilazin për këtë pozitë. Propozimi i është përcjellë Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit, të cilit i është kërkuar të shqyrtojë kandidaturën e saj. Hasnije Ilazi vjen me përvojë në…

Lajme

23/11/2026 17:03

Kosova mund të ketë ambasadore të re në Kroaci, pasi ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka propozuar Hasnije Ilazin për këtë pozitë.

Propozimi i është përcjellë Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit, të cilit i është kërkuar të shqyrtojë kandidaturën e saj.

Hasnije Ilazi vjen me përvojë në fushën e arsimit të lartë.Ajo ka udhëhequr Këshillin Shtetëror të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në periudhën 2021-2026, ndërsa aktualisht mban titullin Presidente Nderi të këtij institucioni.

Në dokumentin e dërguar Kuvendit, Konjufca ka vlerësuar angazhimin e saj në avancimin e cilësisë dhe përafrimin e standardeve me ato evropiane.

Me këtë propozim, Martin Berishaj nuk do të jetë kandidati për një mandat tjetër si ambasador i Kosovës në Kroaci.

Emri i tij është përmendur në raportime mediatike lidhur me dyshime për transaksione financiare në sektorin e energjisë elektrike.