Komuna e Prishtinës: Rruga e shembur është e mbyllur për qarkullim, kemi marrë masat për sigurimin e zonës
Komuna e Prishtinës ka njoftuar në lidhje me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë. Ata kanë thënë se rruga është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut. “Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar në lidhje me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Ata kanë thënë se rruga është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Ata gjithashtu kanë njoftuar se rruga është e bllokuar për qarkullim.
“Lusim qytetarët që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren. Për çdo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: