Komuna e Prishtinës promovon revistën kulturore “PrishtinArt”

Komuna e Prishtinës ka promovuar një revistë kulturore të titulluar “PrishtinArt”. Për këtë ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook. “Nga sot ju mund të lexoni në formatin e shtypur dhe online 200 faqe me përmbajtje shumë të veçantë dhe të rëndësishme për artin dhe kulturën në Prishtinë. Në revistën…

ShowBiz

28/01/2024 19:21

Komuna e Prishtinës ka promovuar një revistë kulturore të titulluar “PrishtinArt”.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.

“Nga sot ju mund të lexoni në formatin e shtypur dhe online 200 faqe me përmbajtje shumë të veçantë dhe të rëndësishme për artin dhe kulturën në Prishtinë. Në revistën kulturore institucionale të Kryeqytetit, “PrishtinArt”, do të shpaloset diversiteti kulturor i kryeqytetit tonë”, ka shkruar Rama. 
Ai ka thënë se turistët që vijnë në Prishtinë, përmes revistës do të kenë mundësinë të mësojnë për 10 vendet që duhet të vizitojnë në Prishtinë.
“Të gjithë të huajt që vinë në Prishtinë, në aeroplan do ta kenë revistën tonë, përmes së cilës do të mësojnë për 10 vendet që duhet t’i vizitojnë në kryeqytet, për objektet ikonike me shumë domethënie për ne, për kulinarinë, muzikën e shumë të veçanta që e karakterizojnë Prishtinën”, ka thënë i pari i kryeqytetit. /Lajmi.net/