KOK për vitin 2022: Sportistët edhe këtë herë na bënë krenarë

Komitetit Olimpik i Kosovës ka komentuar vitin 2022. Kosova në sport ka pasur suksese të mëdha edhe në vitin 2022. Së fundmi rreth sukseseve në sport komentoi KOK-u, transmeton lajmi.net. ‘Viti që po e lëmë pas na solli suksese të reja në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar. Sportistët edhe këtë herë na bënë krenarë, duke fituar…

Sport

01/01/2023 15:11

Komitetit Olimpik i Kosovës ka komentuar vitin 2022.

Kosova në sport ka pasur suksese të mëdha edhe në vitin 2022.

Së fundmi rreth sukseseve në sport komentoi KOK-u, transmeton lajmi.net.

‘Viti që po e lëmë pas na solli suksese të reja në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

Sportistët edhe këtë herë na bënë krenarë, duke fituar medalje në garat e mëdha si Kampionate Botërore, Evropiane, Lojëra Mesdhetare e gjetiu.

Krahas medaljeve, ku shpërthyem në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me tri të arta e tri të bronzta, paraqitje të mirë patëm edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Përveç sukseseve, 2022-ta ishte edhe vit sfidues për federatat sportive, disa prej të cilave morën licencat, e disa janë ende në proces të saj, të cilat besoj se fillimi i vitit të ri do t’i gjej me licenca.

Bazuar në potencialin që kemi, edhe viti 2023 do të jetë i mbarë në aspektin e përfaqësimit të vendit tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin, nisur nga institucionet qeveritare, konkretisht Ministria për Kulturë, Rini e Sport, federatat sportive, trajnerët, sportistët dhe gjithë ata që përkrahën sportin dhe sportistët.

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë edhe në vitin 2023 mbështetjen për sportistët, ku do të rrisim vlerën e bursave olimpike Paris 2024, do të rrisim numrin e bursistëve “Shpresa Olimpike 2023”, do të japim për herë të parë bursa olimpike për trajnerët dhe do të vazhdojmë mbështetjen edhe në forma tjera të përgatitjeve, trajnimeve, etj etj.

Në emër të BE të KOK-ut, gjithë sportistëve, drejtuesve të federatave sportive, kontribuesve të sportit, sponsorëve të KOK-ut dhe atyre që mbështesin sportin, ju uroj shëndet, fat dhe mbarësi në vitin e ri.

Gëzuar 2023!

Me respekt

Ismet Krasniqi, President i KOK-ut.’./Lajmi.net/