Fushatë e fokusuar në diasporë- Gërvalla thotë se e ardhmja e Kosovës është e pandarë nga Diaspora
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar pas takimeve me diasporën. Ajo ka thurur lavde për mërgatën e Kosovës, shkruan lajmi.net. “Kosova dhe institucionet e saj asnjëherë nuk harrojnë që pa mërgatën, nuk do të mund ta organizonim rezistencën civile të viteve të 90-ta, pa mërgatën nuk do të mund…
Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar pas takimeve me diasporën.
Ajo ka thurur lavde për mërgatën e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Kosova dhe institucionet e saj asnjëherë nuk harrojnë që pa mërgatën, nuk do të mund ta organizonim rezistencën civile të viteve të 90-ta, pa mërgatën nuk do të mund ta mbanim arsimin nato vite, pa mërgatën nuk do të ishte çliruar Kosova, pa mërgatën nuk do të rindërtohej Kosova. Kosova dhe mërgata e saj, të pandara drejt së ardhmes”, ka shkruar Gërvalla.
Edhe Kurti ka deklaruar se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: