Katër raste të reja të dhunës në familje për 24 orët që lamë pas
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe katër raste të reja të dhunës në familje. Dy nga këto raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës e dy të tjera në rajonin e Pejës. Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha rastet…
Lajme
Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vendin tonë janë raportuar edhe katër raste të reja të dhunës në familje.
Dy nga këto raste raportohet të kenë ndodhur në rajonin e Prishtinës e dy të tjera në rajonin e Pejës.
Nga ajo se çka thuhet në njoftim, në të gjitha rastet viktimë del të jenë femrat.
DHUNË NË FAMILJE
- Obiliq 21.11.2024-06:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Fushë Kosovë 21.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
- Pejë 21.11.2024-19:00. Viktima femër kosovare, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të lënduar.
- Pejë 21.11.2024-21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net