Jude Bellingham nuk e “fal” Napolin

Real Madrid është duke u përballur me Napolin në “Santiago Bernabeu”. Vendasit janë duke fituar me rezultat 2:1. Fillimisht dy gola janë shënuar për një minutë për rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net. Giovanni Simeone ia dha epërsinë Napolit në minutën e 10-të, derisa Rodrygo barazoi rezultatin menjëherë pas rifillimit të ndeshjes. Por, ishte Jude Bellingham ai…

Sport

29/11/2023 21:26

Real Madrid është duke u përballur me Napolin në “Santiago Bernabeu”.

Vendasit janë duke fituar me rezultat 2:1.

Fillimisht dy gola janë shënuar për një minutë për rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Giovanni Simeone ia dha epërsinë Napolit në minutën e 10-të, derisa Rodrygo barazoi rezultatin menjëherë pas rifillimit të ndeshjes.

Por, ishte Jude Bellingham ai që ia dhuroi epërsinë “Mbretërve”, në minutën e 22-të.

Napoli i duhet një fitore që të rezervojë vendin e në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, derisa Reali tashmë është kualifikuar.

Real Madrid qëndron në krye të Grupit C pas katër ndeshjeve, Napoli është i dyti. /Lajmi.net/