Joseph: S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova në dialogun me Serbinë

SHBA dhe BE duhet të ndryshojnë qasje ndaj dialogut nëse duan te shohin sukses. Kështu mendon profesori në Universitetin John Hopkins dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Joseph. Joseph thotë se nuk mund të vazhdohet më me ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Serbisë pasi kjo nuk funksionon. Duke e vënë theksin tek marrëdhëniet…

Lajme

27/11/2024 23:08

SHBA dhe BE duhet të ndryshojnë qasje ndaj dialogut nëse duan te shohin sukses. Kështu mendon profesori në Universitetin John Hopkins dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Joseph.

Joseph thotë se nuk mund të vazhdohet më me ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Serbisë pasi kjo nuk funksionon. Duke e vënë theksin tek marrëdhëniet e afërta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me presidentin rus Vladimir Putin, eksperti thotë se perëndimi nuk e vuri kurrë presidentin serb përballë zgjedhjes: ”O me ne o me Rusinë”!

“Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe jo Serbinë. Pra, kjo nuk mund të vazhdojë. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja presin që me të vërtetë të kenë një përparim, nuk mund të vendosin masa për Kosovën, dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë, dhe duke i sinjalizuar Serbisë dhe Presidentit Vuçiq se ju jeni nuk mbani përgjegjësi, ose mbani vetëm në mënyrat më minimale”.

“Pra, kjo duhet të ndryshojë. Por në mënyrë që të arrihet marrëveshja, si SHBA ashtu edhe BE duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Duhet të merret seriozisht fakti që një lider i një vendi refuzon të nënshkruajë këtë marrëveshje”, ka thënë Hopkins për A2CNN.