I bie pishman, Rogerti kthehet në shtëpinë e BBVA pasi vendosi njëherë të largohet
Rogerti ka ndërruar mendje pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço. Ai para pak minutash u largua nga shtëpia me dëshirën e tij. Largimi i tij erdhi pas një debati të fortë në spektaklin e mbrëmjes, ku opinionistja…
ShowBiz
Rogerti ka ndërruar mendje pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Ai ka vendosur të rikthehet në shtëpi, pasi u pyet disa herë nga moderatori Ledion Liço.
Ai para pak minutash u largua nga shtëpia me dëshirën e tij.
Largimi i tij erdhi pas një debati të fortë në spektaklin e mbrëmjes, ku opinionistja Monika Kryemadhi i bëri disa komente kritike lidhur me sjelljen e tij gjatë ditëve të fundit në shtëpi. Ajo e qortoi për gjuhën dhe qëndrimet që, sipas saj, kishin kaluar kufijtë.
Gjatë ditëve të fundit, Rogerti kishte ofenduar disa nga banorët, përfshirë Gretën, Selin dhe Mateon, duke u drejtuar atyre me komente dhe pyetje të konsideruara fyese. Këto situata kishin shkaktuar tensione të shumta brenda shtëpisë dhe reagime edhe nga publiku në rrjetet sociale.
Pas komenteve të drejtpërdrejta nga Monika Kryemadhi, Rogerti reagoi menjëherë. Ai u ngrit nga vendi, kërkoi nga produksioni t’i hapnin derën dhe vendosi të largohej në atë moment nga shtëpia.
Ky vendim erdhi papritur, duke surprizuar të gjithë, derisa banorët brenda shtëpisë filluan të duartrokitnin duke e mirëpritur vendimin e Rogertit.