Hendbollistja kosovare pjesë e Superligës së Norvegjisë

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses të madh me skuadrën Follo HK në Norvegji. Me fitoren 25:23 të arritur të martën në udhëtim ndaj Oppsalit, Follo HK, ka siguruar kalimin nga kategoria e dytë në Superligën e Norvegjisë. Superliga e Norvegjisë është prej ligave më të forta të hendbollit në Evropë…

Sport

19/04/2023 21:07

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, ka arritur sukses të madh me skuadrën Follo HK në Norvegji.

Me fitoren 25:23 të arritur të martën në udhëtim ndaj Oppsalit, Follo HK, ka siguruar kalimin nga kategoria e dytë në Superligën e Norvegjisë.

Superliga e Norvegjisë është prej ligave më të forta të hendbollit në Evropë dhe për Gjikokajn është hap i madh para.

Gjikokaj ishte prej më të mirave në ndeshjen vendimtare ku i shënoi katër gola.

Ajo kohë më parë ka vazhduar kontratën me Follon, ndërsa pritet të jetë prej bartëseve të lojës së Kosovës në kualifikimet për Euro 2024./Lajmi.net/