Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, bëjnë thirrje për imunizim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të ndërsjellë dhe të mbrojtjes së shëndetit publik. Haxhiu ka bërë të ditur se sot është vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, së bashku me Presidenten Justina Shiroka Pula…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rëndësinë e kujdesit të ndërsjellë dhe të mbrojtjes së shëndetit publik.
Haxhiu ka bërë të ditur se sot është vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, së bashku me Presidenten Justina Shiroka Pula dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ajo ka theksuar se me rënien e temperaturave, gripi përhapet më lehtë, ndërsa pasojat mund të jenë më të rënda për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Sipas Haxhiut, vaksinimi kërkon vetëm pak minuta dhe ndihmon në uljen e rrezikut nga gripi sezonal dhe komplikimet e mundshme, duke mbrojtur jo vetëm individin, por edhe njerëzit përreth tij.