Haradinaj përuron Lapidarin për dëshmorët e kombit në Smolicë dhe bën homazhe në Grabanicë për luftëtarin Shaqir Krasniqi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar fshatin Smolicë të Gjakovës për të përuruar Lapidarin e ngritur për dëshmorët Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija. Ai tutje ka shkuar të bëjë homazhe në Grabicë të Klinës, duke…

Lajme

06/04/2024 16:09

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar fshatin Smolicë të Gjakovës për të përuruar Lapidarin e ngritur për dëshmorët Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija.

Ai tutje ka shkuar të bëjë homazhe në Grabicë të Klinës, duke nderuar jetën dhe veprën e Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së.

Postimi i plotë:

Përpjekjet tona shekullore për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve në secilën pëllëmbë të Atdheut.

Sot në dy ngjarje të ndara, kam nderuar dhe jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Në Smolicë të Gjakovës, kam marrë pjesë në përurimin e Lapidarit të të rënëve nga ky fshat, qendër e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës. Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija.

Gjithashtu me homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë, kemi nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së, që dora tradhtare e rrëmbeu para njëzet vjetësh.

Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë Atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë.

Respekt të përjetshëm për të rënët. Heroizmi i tyre u trashëgoftë! /Lajmi.net/