Hamza e uron Kurtin për fitoren, për rezultatin e tyre thotë se kanë pritur më shumë: Unë marrë përgjegjësi, do t’i marr vendimet shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Bedri Hamza ka dal sot në një konferencë për media. Kjo konferencë ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme nacionale, ku PDK ka dal e dyta, shkruan lajmi.net. Ai ka falënderuar të gjithë votuesit për një proces demokratik.…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Bedri Hamza ka dal sot në një konferencë për media.
Kjo konferencë ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme nacionale, ku PDK ka dal e dyta, shkruan lajmi.net.
Ai ka falënderuar të gjithë votuesit për një proces demokratik.
“Siç e dini, dje ka përfundu procesi zgjedhor. Dëshiroj të falenderoj të gjithë votuesit, përkrahësit e PDK-së por edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht se për secilin subjekt politik kanë votu. Ka qenë një proces zgjedhor demokratik. Dëshiroj të falenderoj të gjithë strukturat dhe listën fituese të PDK-së”, ka thënë Hamza.
Ai e ka uruar fituesin.
“E uroj fituesin, VV-në dhe Kurtin për fitoren”, ka thënë shkurtimisht Hamza.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje kanë pritur rezultat më të mirë se ai që ka dal nga zgjedhjet e djeshme,
“PDK ka prit një rezultat më të mirë, unë kam prit rezultat më të mirë. I nevojitet tjetër rezultat PDK-së, por PDK ka arrit me e rujt votën e vet, elektoratin e vet”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se do të marrë përgjegjësinë dhe nuk ik prej saj.
“Pozita i ka përgjegjësitë e veta, kur je në pozitë ke edhe përgjegjësi. Unë nuk jam prej atyre që iki dhe fshehna prej përgjegjësive. Këto ditë do të kem takime me strukturat e PDK-së, vendimet i marr në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimmarrje”, ka shtuar Hamza.
Ai ka thënë se tani e tutje, është e rëndësishme që vendi të ketë institucione.
“Është e rëndësishme që vendi të ketë institucione, të vazhdoj puna sepse mjaftueshëm kishte bllokada dhe mungesa dhe tani secili të kryej detyrat e veta si partia që ka fituar edhe ne që jemi në opozitë”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/