Grabitje në një pompë në Klinë: Hajnat e maskuar kapin 3 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Volljakë të Klinës. Nën kërcënimet e armës së gjatë (kallashnikov), dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin tre mijë euro. Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi  i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Policia është njoftuar në…

Lajme

17/09/2024 15:09

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Volljakë të Klinës.

Nën kërcënimet e armës së gjatë (kallashnikov), dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin tre mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi  i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar në Klinë. Kanë dal njësitet kompetente ne vendin e ngjarjes. Dy dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin rreth tre mijë euro. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Volljakë të Klinës në një pompë të derivateve. Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim të tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Gashi./Lajmi.net/