Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Një person ka raportuar në Polici se deri sa ishte në veture me një person tjetër, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Një plumb u ka goditur veturën por nuk kishte dëme në njerëz. “Fushë Kosovë / 15.05.2024- 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me…
Lajme
Një person ka raportuar në Polici se deri sa ishte në veture me një person tjetër, dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Një plumb u ka goditur veturën por nuk kishte dëme në njerëz.
“Fushë Kosovë / 15.05.2024- 18:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturë me një person tjetër, i dyshuari mashkull kosovar nga vetura e tij ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre me ç’rast një plumb u ka goditur veturën, por pa lëndime në njerëz. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e pistoletës, i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/