Gjenden dy mjete të pashpërthyera në Gjakovë – FSK bënë deminimin e tyre

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në fshatin Babaj i Bokës të Gjakovës. Sipas Policisë së Kosovës, një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të…

Lajme

03/07/2024 09:12

Gjenden dy mjete të pashpërthyera në fshatin Babaj i Bokës të Gjakovës.

Sipas Policisë së Kosovës, një person ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt.

“Fshati Babaj i Bokës, Gjakovë 02.07.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.