E dhimbshme: Dalin pamjet e volejbollistes së re para se t’i jepte fund jetës, shihet duke qarë në korridorin e hotelit

Volejbollistja e talentuar italiane 18-vjeçare, Julia Ituma ka ndërruar jetë në Stamboll, ku skuadra e saj Novara luajti ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ezachibashi. Volejbollistja e re ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike. Mirëpo, tashmë është shfaqur një video…

Sport

13/04/2023 13:27

Volejbollistja e talentuar italiane 18-vjeçare, Julia Ituma ka ndërruar jetë në Stamboll, ku skuadra e saj Novara luajti ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ezachibashi.

Volejbollistja e re ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Mirëpo, tashmë është shfaqur një video e vëzhgimit nga hoteli, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes së re.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.


Trupi i fatkeqes Julia u gjet në orën 5:30 të mëngjesit para hotelit, ndërsa shoqja e dhomës deklaroi se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte dëgjuar asgjë.

Mediat turke raportojnë se volejbollistja i ka marrë jetën vetes duke u hedhur nga kati i gjashtë i hotelit./Lajmi.net/