Diana e akuzoi fillimisht për ngacmin seksual Rezin, video zbulon çdo gjë

Në prime-in e sotëm u diskutua edhe një çështje goxha e përfolur e ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Ishte ajo e akuzës së Dianës që Rezi në një rast kur iu afrua për t’i rregulluar mikrofonin, e kishte ngacmuar seksualisht sipas saj. Pas një situate ku Diana pretendoi se Rezi e kishte…

ShowBiz

25/10/2024 23:22

Në prime-in e sotëm u diskutua edhe një çështje goxha e përfolur e ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Ishte ajo e akuzës së Dianës që Rezi në një rast kur iu afrua për t’i rregulluar mikrofonin, e kishte ngacmuar seksualisht sipas saj.

Pas një situate ku Diana pretendoi se Rezi e kishte komentuar per gjoksin e saj, situata ka marrë vëmendje të madhe dhe ka ngritur pyetje në lidhje me ngacmimin seksual.

Ky incident ka nxjerrë në pah një temë delikate, duke e bërë publikun të reflektojë mbi natyrën e ngacmimeve dhe rëndësinë e konsensusit në çdo formë kontakti fizik.

Diana ka theksuar se nuk e ka ndjerë veprimin e Rezit si ngacmim dhe se situata ishte e papritur, por e kishte kuptuar ndryshe fillimisht./Lajmi.net