Derisa po rrënonin një objekt të vjetër në Prizren, përfshihet nga zjarri një ashensor për ngritjen e personave dhe materialit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e martë) në Prizren ka ndodhur një incident në vend punishte. Derisa po rrënonin një objekt të vjetër, aty është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës që përdorej për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar,…

Lajme

05/03/2025 09:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje (e martë) në Prizren ka ndodhur një incident në vend punishte.

Derisa po rrënonin një objekt të vjetër, aty është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës që përdorej për ngritjen e personave dhe materialit.

Zjarri ka arritur të lokalizohet dhe përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, shkruan lajmi.net.

“Prizren / 04.03.2025 – 08:15. Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/