Bislimi: Raporti i Progresit dëshmon rritje ekonomike në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  ka thënë se Raporti i Progresit edhe njëherë dëshmon rritjen ekonomike dhe progresin e Kosovë. Përmes një postimi në Facebook Bislimi është shprehur se ky raport rikonfirmon përmisimin e zhvillimit ekonomik. “Raporti për Vendin 2024 si dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe progresit të Kosovës. Raporti vjetor për vendin i hartuar…

Lajme

02/11/2024 18:49

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  ka thënë se Raporti i Progresit edhe njëherë dëshmon rritjen ekonomike dhe progresin e Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook Bislimi është shprehur se ky raport rikonfirmon përmisimin e zhvillimit ekonomik.

“Raporti për Vendin 2024 si dëshmi e radhës e rritjes ekonomike dhe progresit të Kosovës.
Raporti vjetor për vendin i hartuar nga Komisioni Evropian, rikonfirmoi zhvillimin ekonomik që po njeh vendi dhe indikatorët pozitiv makroekonomikë përgjatë qeverisjes sonë. Në kapitullin 2.3 të raportit ku flitet për zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë, theksohet rritja ekonomike, rritja e punësimit, rritja e të hyrave buxhetore, rritja e investimeve të huaja direkte, ulja e papunësisë, forcimi i stabilitetit makroekonomik, përmirësimi i raportit eksport-import, ulja e inflacionit, ulja e borxhit publik, zvogëlimi i informalitetit.” ka shkruar Beslimi
Ai tutje ka thënë se në  këtë raport ” përmendet mbështetja e Qeverisë ndaj qytetarëve dhe politikat gjithëpërfshirëse veçanërisht në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për rreth 200.000 amvisëri, gjersa përgëzohet Kosova për konsolidimin fiskal, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe zgjerimin e sektorit bankar”.
Ndër të tjera ai shtoi se kosova ka treaguar shenja të progresit drejt rritjes ekonomike e cila është faktor kyc për procesin e integrimit evropian./Lajmi.net./