Behrami: Serbia, Lista Serbe e Specialja duan Kosovën pa institucione më 16 shtator – sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur akuza të forta lidhur me situatën institucionale në Kosovë dhe zhvillimet që pritet të ndodhin më 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Behrami ka pretenduar se ka aktorë që, sipas tij, janë të interesuar që Kosova të hyjë…

Lajme

09/09/2026 14:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur akuza të forta lidhur me situatën institucionale në Kosovë dhe zhvillimet që pritet të ndodhin më 16 shtator, kur pritet të shpallet verdikti ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Behrami ka pretenduar se ka aktorë që, sipas tij, janë të interesuar që Kosova të hyjë në këtë datë pa Kuvend dhe institucione të konsoliduara.

“Të interesuar që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione të Kosovës janë: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale. Sot mund t’u bashkëngjitet këtyre edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/