Bastiset shtëpia e një ish-pjesëtari të PK-së në Veri të Mitrovicës, gjendet armë e gjatë dhe disa pjesë të uniformës së policisë
Policia raporton se gjatë një bastisjeje në Veri të Mitrovicës, të një ish-pjesëtari të policisë, i është gjetur një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. Ndërsa i dyshuari pas që ishte intervistuar është liruar në procedurë të rregullt. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish…
Lajme
Policia raporton se gjatë një bastisjeje në Veri të Mitrovicës, të një ish-pjesëtari të policisë, i është gjetur një armë e gjatë AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
Ndërsa i dyshuari pas që ishte intervistuar është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ish pjesëtar i PK-së, është gjetur dhe konfiskuar një arme e gjate AK-47 dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, lirohet ne procedure te rregullt.” /Lajmi.net/