Ballkani “bujar” me La Fioritan – ia “gostitë” katër gola në ndeshjen e parë

Skuadra e Ballkanit e ka “lëshuar dorën” në ndeshjen ndaj La Fioritas të vlefshme për raundin e dytë në kualifikimet për në Conference League. Ndeshja e luajtur në San Marino nuk pati histori, pasi suharekasit shënuan plot katër herë, duke shpërdoruar edhe shumë mundësi të tjera. Fillimisht Korenica, e pastaj Rrahmani (x2) dhe Berisha shkundën…

Sport

19/07/2022 22:33

Skuadra e Ballkanit e ka “lëshuar dorën” në ndeshjen ndaj La Fioritas të vlefshme për raundin e dytë në kualifikimet për në Conference League.

Ndeshja e luajtur në San Marino nuk pati histori, pasi suharekasit shënuan plot katër herë, duke shpërdoruar edhe shumë mundësi të tjera.

Fillimisht Korenica, e pastaj Rrahmani (x2) dhe Berisha shkundën rrjetën e vendasve, së bashku me ambiciet e tyre për të kaluar tutje në raundin e tretë, transmeton lajmi.net.

Gjithçka foli në të mirë të skuadrës së Ilir Dajës që, përkundër rezultatit, nuk zmbrapseshin nga sulmi.

Falë kësaj fitoreje, kampionët e Superligës janë me një këmbë në raundin tjetër.

Ndeshja kthyese luhet në “Fadil Vokrri” një javë më vonë. /Lajmi.net/