AUV po asgjëson nga tregu qumështin “Aptamil AR 2”, nga Ministria Shëndetësisë plotësisht të pa informuar
Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është heq nga tregu, pas një vendimi të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kjo pasi në një seri të këtij produkti, është identifikuar prania e substancës Cereulide. “Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë…
Lajme
Ushqimi për foshnja “Aptamil AR2”, është heq nga tregu, pas një vendimi të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kjo pasi në një seri të këtij produkti, është identifikuar prania e substancës Cereulide.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 – formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri”, ka njoftuar AUV.
Ata të hënën iu kanë thirrje konsumatorëve që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin atë dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.
Përveç këtij njoftimi, AUV sot ka njoftuar se do ta asgjësoj produktin Aptamil AR 2 në përputhje me legjislacionin në fuqi/.
“Nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF e deri më sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gram dhe me tërheqjen e tij nga tregu”, ka njoftuar sot AUV.
Menjëherë pas këtyre njoftimeve të AUV-it, lajmi.net ka vizituar disa barnatore në kryeqytet, ku ka parë se veçse janë larguar të gjithë këta qumësht-formula nga shitja.
Por, pavarësisht rrezikut që ky qumësht paraqet tek foshnjat nëse e konsumojnë, Ministria e Shëndetësisë dalin të jenë plotësisht të painformuar në lidhje me rastin.
“Inspektorati Sanitar në kuadër të Ministrisë Shëndetësis dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë informat nga Autoriteti i Agjencisë Ushqimit dhe Veterinarisë për rastin e qumshtit Aptamil”, kanë thënë nga MSH për lajmi.net.
Të kundërtën e kësaj përgjigje, e ka dhënë dje për lajmi.net zëdhënësi i AUV-it, Muharrem Shahini, i cili tha se të gjitha masat janë marrë në bashkëveprim me Inspektoratin Shëndetësor.
“Ne kemi marrë një informim se në Aptamilin AR 2 ka përbërje të Cerenoidës dhe ky është një ushqim për fëmijët, faktikisht janë edhe disa medikamente mjekësore që dalin nga ky produkt.Në momentin që kemi marrë, kemi njoftu kompaninë dhe inspektorët janë në terren duke bërë edhe tërheqjen e mallit. Në momentin që ky mall tërhiqet, grumbullohet në deponë e kompanisë dhe fillon me asgjësim”, ka thënë Shahini.
Ndonëse asnjë fëmijë nuk është paraqitur me probleme shëndetësore nga ky qumësht, nga QKUK kanë thënë për lajmi.net se toksina e identifikuar në Aptamil AR 2, mund të shkaktoj tek foshnjet të vjella, nauze dhe dhimbje abdominale. /Lajmi.net/