Arrihet marrëveshja verbale në mes të Liverpoolit dhe Darwin Nunez – së shpejti pritet nënshkrimi

Është arritur marrëveshja në mes të Liverpoolit dhe Darwin Nunezit që ky i fundit të transferohet në “Anfield Road” në këtë afat kalimtar.

Sport

11/06/2022 15:37

Siç raporton Fabrizio Romano, takimi në mes të palëve ishte frytdhënës dhe ajo çfarë ka mbetur në këtë mes është vetëm nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

“Të Kuqtë” janë duke i përgatitur çështjet formale që duhet të rregullohen, në mënyrë që lojtari të bëhet sa më shpejt njëri nga ta.

Mësohet se Liverpooli i ka ofruar Nunezit kontratë pesëvjeçare, ndërsa shuma e transferimit të tij pritet të jetë mbi 80 milionë euro. /Lajmi.net/