Ambasadori britanik: Mezi presim të punojmë me Kosovën për vendim pozitiv në Komitetin e Ministrave

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës. Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave. “E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në…

Lajme

18/04/2024 10:46

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e Komitetit të Ministrave.

“E mirëpres votën e APKE në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës. Mbretëria e Bashkuar mezi pret të punojë me Kosovën në hapat e ardhshëm për një vendim pozitiv nga Komiteti i Ministrave”, ka shkruar ai sot në X.

Të martën, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më një shumicë votash votoi pro një raporti që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Votimi i radhës final do të jetë në maj në Komitet të Ministrave.