Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njoftojnë nëse janë larguar nga shteti
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ose kanë qenë së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe, e që më herët janë paraqitur në ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, të njoftojnë institucionin nëse ndërkohë janë larguar nga territori i këtij shteti. Sipas njoftimit të…
Lajme
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ose kanë qenë së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe, e që më herët janë paraqitur në ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, të njoftojnë institucionin nëse ndërkohë janë larguar nga territori i këtij shteti.
Sipas njoftimit të ambasadës, kërkesa u drejtohet qytetarëve kosovarë – vizitorë të përkohshëm apo rezidentë – të cilët janë regjistruar për evakuim, por që me vetë-iniciativë tashmë kanë dalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi i lut qytetarët e Kosovës, vizitorë të përkohshëm dhe rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët deri më tani janë paraqitur në Ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, por që ndërkohë, me vetë-iniciativën e tyre, janë larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe, që me mirësi të na njoftojnë se kanë ndërmarrë një hap të tillë dhe se aktualisht gjenden jashtë këtij shteti.
Njoftimin mund ta bëni përmes emailit të Ambasadës: [email protected] ose përmes numrit emergjent: +971 54 709 2109.
Ju lutemi që këtë njoftim ta bëni në kohën sa më të shkurtër të mundshme.
Një veprim i tillë do të na ndihmojë në përditësimin dhe saktësimin e listës së personave të paraqitur deri më tani, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtutjeshme.
Ambasada ju falënderon paraprakisht për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.