Ambasada amerikane në Prishtinë sot mban ditë zie, nderojnë presidentin Jimmy Carter

Ambasada amerikane në Prishtinë sot ka vendosur flamurin në gjysmë shtizë. Kjo ditë zie po mbahet në nderim të jetës dhe veprës së presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter. “Flamuri në U.S. Embassy Pristina po valon sot në gjysmështizë ndërsa po shënojmë Ditën Kombëtare të Zisë për të nderuar presidentin…

Lajme

09/01/2025 09:39

Ambasada amerikane në Prishtinë sot ka vendosur flamurin në gjysmë shtizë.

Kjo ditë zie po mbahet në nderim të jetës dhe veprës së presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter.

“Flamuri në U.S. Embassy Pristina po valon sot në gjysmështizë ndërsa po shënojmë Ditën Kombëtare të Zisë për të nderuar presidentin e 39-të të Shteteve të Bashkuara, James Earl Carter Jr”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: