Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së. Përmes një postimi, Krasniqi ka falënderuar Hamzën për besimin, respektin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë një periudhe të vështirë për partinë.…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Përmes një postimi, Krasniqi ka falënderuar Hamzën për besimin, respektin dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë një periudhe të vështirë për partinë.
“Faleminderit, Kryetar Bedri Hamza, për besimin, respektin dhe bashkëpunimin e sinqertë. Udhëheqja juaj në një kohë të vështirë i dha PDK-së unitet dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se respekti për Hamzën mbetet i pandryshuar, pavarësisht largimit të tij nga pozita drejtuese.
“Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni. Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka përfunduar deputeti Krasniqi.
Reagimi i tij vjen pas njoftimit të Bedri Hamzës për dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së.