Allegri nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit

Massimiliano Allegri nuk do të shkarkohet. Juventusi po kalon në një periudhë të vështir këtë edicion. Pas nëntë xhirosh në Serie A pozicionohen në vendin e tetë me 13 pikë. Duke regjistruar tri fitore, katër barazime dhe dy humbje gjithsej në ligën italiane. As në Ligën e Kampionëve nuk qëndrojnë mirë, pasi kanë dy humbje…

Sport

10/10/2022 15:44

Massimiliano Allegri nuk do të shkarkohet.

Juventusi po kalon në një periudhë të vështir këtë edicion.

Pas nëntë xhirosh në Serie A pozicionohen në vendin e tetë me 13 pikë.

Duke regjistruar tri fitore, katër barazime dhe dy humbje gjithsej në ligën italiane.

As në Ligën e Kampionëve nuk qëndrojnë mirë, pasi kanë dy humbje dhe një fitore në tri takime sa kanë zhvilluar deri më tani.

Pavarësisht rezultateve negative, Allegri nuk pritet të shkarkohet.

Kështu së paku njofton ‘La Gazzetta dello Sport’, se pozita e italianit nuk është në rrezik për momentin pavarësisht situatës së tyre.

Kujtojmë që 55 vjeçari ka kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’ deri në vitin 2025./Lajmi.net/