“Për shkak të Rashiqit”, Deliu: Kaq serioze paska qenë për Kurtin gjithë ajo dramë politike për Manastirin e Deçanit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthime në një intervistë ka thënë se Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti ia dha 24 hektarë tokë “për hatër të tij”. Ajo ka thënë se për vite dëgjuam akuza për tradhti në lidhje me këtë tokë, por që Rashiq e përshkroi vendimin…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pasi ministri për Komunitete dhe Kthime në një intervistë ka thënë se Manastirin e Deçanit, kryeministri Kurti ia dha 24 hektarë tokë “për hatër të tij”.
Ajo ka thënë se për vite dëgjuam akuza për tradhti në lidhje me këtë tokë, por që Rashiq e përshkroi vendimin shumë të thjeshtë si “do ta bëjmë, por ta dish, për shkakun tënd”.
“Pra, ajo që dikur paraqitej si tradhti, në pushtet u bë një vendim i thjeshtë. Kaq serioze paska qenë gjithë ajo dramë politike”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: