Aderimi më i ri në LDK- Babai i futbollistit të njohur, Edon Zhegrova
Aderimi më i ri në LDK është babai i yllit kosovar të futbollit, Edonit, Lulzim Zhegrova. Të ditur përmes një postimi këtë e ka bërë vet i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Ai publikoi një video në Facebook, kur të dy ia kumtojnë lajmin futbollistit të Kosovës dhe të Lille-it në Francë. “Lulzim Zhegrova…
Lajme
Aderimi më i ri në LDK është babai i yllit kosovar të futbollit, Edonit, Lulzim Zhegrova.
Të ditur përmes një postimi këtë e ka bërë vet i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ai publikoi një video në Facebook, kur të dy ia kumtojnë lajmin futbollistit të Kosovës dhe të Lille-it në Francë.
“Lulzim Zhegrova nga sot është pjesë e LDK-së. Atë, së bashku me zonjën Sanije, dy prindërit e supertalentit Edon Zhegrova, i pritëm në selinë qendrore të LDK-së! Lajmin ja kumtuam edhe Edonit. Për të, Lulzimi dhe Sanija kanë qenë gjithmonë forcë mbështetëse në gjithë karrierën mbresëlënëse. Jam i bindur se përvoja e Lulit, do të na shërbejë shumë edhe si vend edhe si shtet”, shkroi Abdixhiku.
Familjen Zhegrova, ai e cilësoi si “model”.
“Kjo familje, mbetet model dhe ëndërr e shumë familjeve tjera, që besojnë se një ditë, të vegjëlit e tyre do të jenë lojtarë të ndeshjes kundër Real Madridit, e do të përfaqësojnë ngjyrat e fanelave më të bukura në botë, të Kombëtares së Kosovës!”.
Abdixhiku tha se “Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit”.
“Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë.Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet, ku të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të shkëlqejnë fort, dhe ku sporti shndërrohet në një forcë kombëtare për zhvillim. Na priftë e mbara!”, thuhet në postim./Lajmi.net