“A keni kushtetutë të Vetëvendosjes a? – Mos vazhdo me të pavërteta”, vazhdon përplasja Rama – Çeku për buxhetin
Gjatë debatit mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrullah Çeku, një nga temat që shkaktoi debat ishte buxheti. “Për çfarë arsye bllokohet buxheti i kryeqytetit?”, e pyeti Rama kundërkandidatin e tij, duke shtuar se “m’i kanë bllokuar të hyrat vetanake të kryeqytetit”. Rama vazhdoi me pyetje drejtuar Çekut: Në bazë të çfarë…
                        Lajme
Gjatë debatit mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrullah Çeku, një nga temat që shkaktoi debat ishte buxheti.
“Për çfarë arsye bllokohet buxheti i kryeqytetit?”, e pyeti Rama kundërkandidatin e tij, duke shtuar se “m’i kanë bllokuar të hyrat vetanake të kryeqytetit”.
Rama vazhdoi me pyetje drejtuar Çekut: Në bazë të çfarë ligji ju veproni? A e keni Kushtetutën e Kosovës, të cilës i përmbaheni, apo e keni të Vetëvendosjes?”.
Çeku reagoi ndaj akuzave të Ramës për bllokim, duke ia rikujtuar se vetë LDK-ja mban përgjegjësi për mosfunksionimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.
“Me kërku nga deputetët e LDK-së me votu buxhetin, ti je bllokues me partinë tande. Hajde ta kryjmë buxhetin — LDK ta votojë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa,” tha Çeku në t7.