19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finland” me zërin e saj
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë. Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik. Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me…
ShowBiz
Vetëm 19 vjeçe, por me një zë që rrëmben vëmendjen që në notën e parë.
Hana Orllati nga Kosova ka ndezur emocionet në skenën e “The Voice of Finland”, duke mahnitur jurinë dhe publikun me interpretimin e saj fantastik.
Me këngën “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Zëri i saj i fuqishëm, u prit me reagime entuziaste nga publiku dhe juria.
Rruga e Hanës me muzikën ka nisur herët.
Që në fëmijëri ajo ka qenë e lidhur ngushtë me artin, ndërsa në moshën vetëm 10-vjeçare ka marrë pjesë në “The Voice of Albania”.
Përveç kësaj, ajo ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.